Hotelierët nga Maqedonia të gatshëm të kujdesen për refugjatët nga Ukraina 

Shoqata e Hotelierëve përmes një letre drejtuar Qeverisë informon se hotelet në Ohër dhe Strugë, janë të gatshme të japin 30% të objekteve të tyre, për pritjen e refugjatëve nga Ukraina, shkruan Alsat.

Ata presin që këto ditë të saktësohen detajet. Në letrën deri te e cila erdhi Alsat thuhet se hotelierët ofrojnë kushte të favorshme për përkujdesje.

“Që do të thotë nga rreth 5000 dhoma hoteli, 30% e tyre, pra 1500 dhoma ose 2000-3000 turistë, ose refugjatë nga Ukraina. Presim të kontaktohemi sot ose nesër për të diskutuar gjëra të detajuara, si duhet pritur, çfarë duhet të ketë për ta, lloji i ushqimit”, tha Kërste Blazheski-Kryetar i HOTAM.

Ata janë të gatshëm të ofrojnë çmimet më të ulëta të mundshme.

“Dhe për të shkuar pothuajse pa asnjë fitim nga të gjitha këto, për t’u përdorur vetëm për ndihmë për këtë punë”, u shpreh Kërste Blazheski-Kryetar i HOTAM.

E gatshme të ndihmojë është edhe komuna e Ohrit.

“Nëse na kërkohet si shtet, nuk mund ta them, por nëse na kërkohet si qytet, sigurisht që jemi në dispozicion”, deklaroi Kiril Pecakov-Kryetar i Ohrit.

HOTAM po mendon refugjatëve që mund të vijnë t’u ofrojë vend pune në ambientet e tyre. Nëse dihet numri i madh i kapaciteteve private akomoduese, vetëm në Ohër dhe Strugë mund të akomodohen deri në 10.000 njerëz./Alsat.mk