
Trupat ruse kanë marrë centralin bërthamor të Zaporizhzhia, thonë autoritetet ukrainase, shkruan BBC.
“Personeli operativ po monitoron gjendjen e njësive të energjisë”, citohet të ketë thënë një autoritet lokal në mediat sociale.
Ndryshe, një zjarr shpërtheu në central më herët – më i madhi në Evropë – pas një sulmi me granata nga rusët.