Ukraina jep alarmin: Bjellorusia ka stacionuar 300 tanke, do t’i bashkohet Rusisë në luftë 

Inteligjenca ukrainase njofton se sipas të dhënave të saj, Bjellorusia ka vendosur 300 tanke në kufirin me Ukrainën të gatshëm për t’u futur në luftë.

Sipas inteligjencës së Ukrainës, Rusia po planifikon një provokim të ri për të justifikuar futjen e trupave ushtarake të Bjellorusisë në luftë.

“Sipas të dhënave tona, tani një numër prej 300 tankeve të Bjellorusisë gjenden në kufirin Bjellorusi-Ukrainë. Kolona e tankeve s’ka kaluar akoma kufirin por pritet që Rusia të krijojë një provokim për të jusitifkuar sulmin e forcave Bjelloruse në Ukrainë”, thuhet në postimin e inteligjencës ukrainase.