
Ditën e djeshme, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, firmosi me urgjencë formularin për anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Europian. Menjëherë pas firmës së hedhur nga presidenti ukrainas, PE caktoi mbledhjen në të cilën do merrej vendimi për miratimin e statutit të vendit kandidat apo rrëzimin e këtij propozimi.
Zyrtarisht, sot Parlamenti Europian miratoi rezolutën për dhënien e statusit të vendit kandidat për në BE, nda Ukrainës. Rezoluta u miratua me 636 vota pro, 13 kundër dhe 26 abstenim.