Ambasada e Gjermanisë në Shkup njofton se nga 27.02.2022, Maqedonia e Veriut nuk është klasifikuar më si zonë me rrezik të lartë.
“Regjistrimi dixhital i hyrjes në Gjermani duhet të bëhet vetëm nëse në 10 ditët e fundit para hyrjes keni qëndruar në një zonë, e cila në momentin e hyrjes ka qenë e klasifikuar si zonë me rrezik të lartë ose zonë me variante virusi”, thonë nga Ambasada e Gjermanisë.
Ata shtojnë se personat nga Maqedonia e Veriut gjatë hyrjes në Gjermani aktualisht nuk duhet në parim t’i nënshtrohen karantinës.
Kujtojmë se me rritjen e rasteve muajin e kaluar, Gjermania vendosi Maqedoninë e Veriut dhe disa shtete të tjera në zona me rrezik të lartë.