MPJ me apel për shtetasit e Maqedonisë që ndodhen në Ukrainë

Ministria e Punëve të Jashtme njoftoi se përsmes korridorit të krijuar, të siguruar në koordinim me Qeverinë e Republikës së Bullgarisë, dy familje me shtetas tanë, nga Odesa e Ukrainës janë pjesë e koridorit dhe presim të mbërrijmë në Bullgari brenda ditës.

“vë kuadër të të njëjtit bashkëpunim, u bëjmë thirrje shtetasve tanë që ndodhen në territorin e Ukrainës, nëse kanë mundësi, të drejtohen për në Odesa, në ambientet e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Bullgarisë, nga ku ka ende korridore aktive të evakuimit”, thonë nga MPJ

Ata njoftojnë se janë në kontakt të vazhdueshëm me Autoritetet e Rumanisë dhe Hungarisë, nga ku është realizuar bashkëpunim dhe mundësuar ndihmë për shtetasit tanë që ndodhen në Ukrainë.

“Qytetarët që kanë mundësi duhet të shkojnë në pjesën perëndimore të Ukrainës, në konsullatat e Rumanisë në Solotvino dhe Çernauti, si dhe në Konsullatat e Hungarisë në Uzgorod, Beregove dhe Mukaçevo. Njoftojmë se në këto lokacione do t’u ofrohet ndihmë shtesë në drejtim të evakuimit të tyre nga Ukraina përmes këtyre vendeve. Jemi në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet në Moldavi, nga ku poashtu kemi marrë edhe konfirmimin për kyçjen e qytetarëve tanë në korridoret eventuale të tyre për evakuim”, thonë nga MPJ.

“Ministria e Punëve të Jashtme është në komunikim të vazhdueshëm me të gjithë partnerët tanë dhe po punohet për sigurimin e korridoreve/kolonave të tjera të sigurisë. Lidhur me këtë, informojmë se është aktivizuar mekanizmi i BE-së për mbrojtje civile, ndërsa Ministria e Punëve të Jashtme do të informojë në mënyrë shtesë për korridoret e reja.

Shtetasit tanë që nuk kanë lënë ende të dhënat e tyre, duhet ta kontaktojnë menjëherë Ministrinë e Punëve të Jashtme, për të dorëzuar të dhëna dhe informacione të sakta për vendndodhjen dhe gjendjen e tyre, në mënyrë që të mund të jenë pjesë e koordinimit të procesit të evakuimit.”, thuhet në fund të njoftimit.