Scholz të dielën ka paralajmëruar se: “Shumë shpejt lidershipi i Rusisë do të ndjenjë se çfarë çmimi të lartë duhet të paguaj” për pushtimin e Ukrainës, deri sa ishte duke treguar se do të rrisë fondet e ushtrisë gjermane deri në 100 miliardë euro.
“Presidenti i Rusisë Vladimir Putin nuk do ta ndryshoi mënyrën e tij brenda natës” shtoi Scholz.
“Dje kemi vendosur që Gjermania të dërgojë armë drejt Ukrainës, në mënyrë që ata ta mbrojnë vetën. Agresioni Putinit, nuk na la rrugë tjetër që t’i përgjigjemi,” tha ai, raporton CNN përcjell lajmi.net
Scholz zbuloi gjithashtu se ai do të rriste përqindjen e prodhimit ekonomik të Gjermanisë të shpenzuar për mbrojtjen në 2% dhe do të ndajë 100 miliardë euro (112 miliardë dollarë) për forcat e saj të armatosura, në mënyrë që të modernizojë dhe pajisë më mirë ushtrinë e vendit — një zgjërim i konsiderueshëm i Gjermanisë në shpenzimet e mbrojtjes.
Përveç tjerash Scholz përmendi edhe sanksionet kundër Rusisë, të cilat i quajti si të paprecedenta.