ZGJATJA E LUFTËS MIDIS RUSISË DHE UKRAINËS!
Invazioni i Rusisë mbi Ukrainën ka marrë përmasa të mëdha! Që një shtet të ketë sukses për ta okupuar një shtet tjetër duhen motive të fuqishme! Motivet për këtë luftë janë nuk janë të arsyeshme! Ekziston probabiliteti gjykuar sipas kauzalitetit se lufta nuk do të jetë me afat të gjatë për disa faktor demotivues ! Logjikuar sipas situatës aktuale si faktorë kryesor janë:
1.Mos ekzistimi i disponimit për luftë brenda shtetit të Rusis, që është një tregues se Putini nuk gëzon popullaritet të madh në mjedisin e tij,
2.Lufta prej fillimit të saj është e përgjakshme,me viktima midis dy vendeve edhepse forcat nuk i kanë të njëjta.Ukraina ka një armatë e cila teknologjikisht është shumë e vjetëruar, por me moral të lartë ndërsa Rusia ka një armatë të fuqishme teknologjikisht moderne, por me moral të dobët,
- Sanksionet ndaj Rusisë do ta kenë domino efekt me pasoja të mëdha në destabilizimin e brendshëm,
4.Do të rritet depresioni tek ushtarët e Rusisë të cilët kalendarikisht janë djem të rinj, që janë të detyrar të shkojnë në luftë,pa vulnetin e tyre.
Sipas një statistike në vitin 2009 rreth 149 të rinj kanë bër vetëvrasje që të mos shkojnë në shërbimin ushtarak dhe nga ana tjetër ka një fenomen se me mijëra të rinj e rrezikojnë lirinë me burgim, që mos jenë në shërbimin ushtarak !
5.Pjesa dërmuese e ushtarëve të Rusisë në front shkojnë të dehur si pasojë e pakënaqësisë së tyre nga politika jofleksibile dhe mungesa e idesë pse luftojnë!
6.Pas kësaj lufte ideologjia Putiniste do të trajtohet si avanturë nebuloze që nuk do ta lumturojë popullin e Rusisë,por atë do ta bëjë të ndihet e diskredituar!
Në një shtet me “diktaturë” populli nuk është i vetëdijshëm se çka përjeton dhe çka shikon! Një president që nuk dinë të pranojë këshilla,nuk dinë edhe logjikisht të mendojë! Udhëheqësi i mençur para se të veprojë duhet racionalisht ti përfytyroj pasojat ! Një president me vizione, në çdo marrëveshje paqësore duhet ta shikoj mirëqenjen e popullit dhe të shtetit!
-Prof.Muhamet Borova