Hotelet në Ohër e Strugë janë shprehur të gatshme të ndihmojnë dhe të vënë në dispozicion një pjesë të kapaciteteve të tyre për pritjen e refugjatëve, që eventualisht do të vinin nga Ukraina, shkruan Alsat.
“Shpresojmë që nuk do të arrijë puna deri atje. Nëse arrin, me siguri se do të ndihmojmë. Ne jemi të gjithë njerëzor, duhet të ndihmojmë njëri-tjetrin”, tha Kërste Blazheski-Kryetar i HOTAM
“Nëse shtrihet dora do të gjendet një zgjidhje për refugjatët, të cilëve duhet t’u jepet një kulm mbi kokë dhe të trajtohen në periudhën e ardhshme”, tha Kliment Naumovi-Shoqata e Guidëve Turistik- Ohër
Shoqata e Ukrainasve në Maqedoninë e Veriut në faqen në Facebook u ka bërë thirrje të gjithë atyre, që mund të strehojnë përkohësisht familjet nga Ukraina, që ta bëjnë një gjë të tillë. Nëse situata përshkallëzohet, pasojat për turizmin e brendshëm do të jenë të pallogaritshme dhe humbjet do të jenë të mëdha, thonë nga sektori i turizmit.