PERËNDIMI, RUSIA dhe UKRAINA
Gjatë muajve të fundit, aleatët e NATO-s dhe partnerët evropianë kanë qenë të unifikuar në kundërshtim me kërcënimet kundër paqes dhe sigurisë në Evropë. Në përgjigje të pushtimit të paprovokuar dhe të pajustifikuar të Rusisë në Ukrainë, Aleanca ka rreshtuar në mënyrë operacionale forcat e saj detare, tokësore, ajrore, hapësinore dhe kibernetike për të mbrojtur sovranitetin anëtarëve dhe shtetet aspirante të NATO-s.
Nga ana tjetër Rusia po bënte plane që të sulmojë dhe të mos lejojë që asnjë shtet i ish Bashkimit Sovjetik të mos i bashkangjitet Aleancës dhe të ketë akoma kontrollin mbi ta.
Pothuajse të gjitha shtetet Perendimore me deklarata e tyre kërcënonin se nëse Rusia do të ndërmer ndonjë aktivitet ushtarak mbi Ukrainën në këtë rast do të reagonin në të njëjtën mënyrë, kështuqë Ukraina u ndje më e sigurtë.
Deri këtu gjithcka duket ok, por mendoj se shtetet perëndimore nuk bënë sa duhet për parandalimin e kësaj lufte, duke e zgjedhur atë me mjete tjera politike sic janë Bisedimet (shërbimet e mira dhe ndërmjetësimi).
Rusia duke parë mangesitë e unitetit dhe organizimit të Aleancës NATO dhe organizatave të tjera të sigurisë ka nisur operacinin e nënshtrimit të shpejtë të Ukrainës, një Ukrainë që po surprizon me qëndrueshmërinë e Vetme kunder Rusisë
Eshtë për lëvdata guximi dhe këmbëngulja e Kryetarit, Forcave të Armatosura të Ukrainës dhe qytetarëve në mbrojtjen e vendit të tyre.
Sa për Nato dhe Shtetet perëndimore, veprimet dhe vendimet e tyre ngelin per t’u parë në ditët në vazhdim.
Besoj me vendosmëri se sovraniteti dhe integriteti territorial i të gjitha vendeve duhet të respektohen dhe mbrohen dhe qëllimet dhe parimet e Kartës së OKB-së të respektohen me seriozitet.
Mjetet politike akoma nuk janë harxhuar por duhet tê menaxhohen mirë për ndalimin sa më të shpejtë të kësaj lumte që mund t’i ketë pasojat shumë më të mëdha se sa mund të parashikohen