Ushtria ruse vijon sulmet në disa qytete në Ukrainë duke shkaktuar viktima dhe dëme të mëdha materiale.
Por, nga ana tjetër dhe ushtarët ukrainas i janë përgjigjur sulmeve ruse. Zëvendësministrja e Mbrojtjes në Ukrainë, Hanna Malyar deklaron se forcat ruse kanë humbur rreth 2,800 ushtarakë dhe 80 tanke gjatë sulmit të tyre.
Ajo shtoi në faqen e saj në Facebook se trupat ruse humbën gjithashtu rreth 516 automjete të blinduara luftarake, 10 avionë dhe shtatë helikopterë që nga ora 15:00 me orën lokale.
Sulmet ruse në Ukrainë janë dënuar nga NATO, BE dhe SHBA të cilat kanë vendosur sanksione të forta ndaj Rusisë, bankave ruse si dhe për disa individë që kanë bashkëpunuar për nisjen e sulmeve në Ukrainë.