Shumica e mediave ruse, po e prezantojnë pushtimin e Ukrainës si akt apo masë vetëmbrojtëse 

Shumë televizione kanë cituar ministrin e Mbrojtjes, i cili tha se “armë me precizitet të lartë janë përdorur nga ana e ushtrisë – duke mos përbërë ndonjë rrezik për civilët”, transmeton Telegrafi.

Televizioni publik Rossiya 1 filloi buletinin e lajmeve me: “Rusia sot filloi operacionin ushtarak, me qëllim që të mbrojë popullin që për tetë vite ishin subjekt i abuzimit dhe gjenocidit nga regjimi në Kiev”, dëshmi tjetër se lajmet e atjeshme redaktohen nga Kremlini.

E disa buletine tjera të lajmeve, kanë transmetuar vox-popa nga rajonet separatiste në lindje të Ukrainës. Në anën tjetër Rossiya 24, shfaq dy burra duke biseduar me gazetarin në Donetsk.

“Është interesant, nuk kam fjalë ta përshkruaj këtë”, tha një burrë duke iu referuar sulmit rus në Ukrainë. E një tjetër tha se “është i lumtur dhe se këtë e ka pritur për tetë vite”.

Ndërkaq ata persona që kishin tendenca ta tregojnë të vërtetën, u shlyheshin deklaratat apo nuk transmetoheshin fare.