Flet Moska: Detyrat e caktuara për forcat e armatosura ruse përfunduan me sukses për…sot!

Që nga fillimi i operacionit special, forcat e armatosura ruse kanë shkatërruar 83 objekte të infrastrukturës tokësore ushtarake të Ukrainës, si dhe 4 avionë dhe dronë. Kështu ka raportuar përfaqësuesi i Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, gjeneralmajor Igor Konashenkov, të enjten për agjencinë ruse të lajmeve Tass.

“Gjithsej 83 objekte tokësore të infrastrukturës ushtarake të Ukrainës u vunë jashtë funksionit si rezultat i sulmeve të forcave të armatosura ruse. Që nga fillimi i operacionit special ushtarak, dy Su-27, dy Su-24, një helikopter dhe katër mjete ajrore pa pilot të sulmit Bayraktar TB-2 të forcave të armatosura të Ukrainës u rrëzuan”, tha ai.

Trupat e Republikave Popullore të Donetskut dhe Luhanskut depërtuan në mbrojtjen e shtresave të forcave të armatosura të Ukrainës dhe përparuan 6 deri në 8 km.

Të gjitha detyrat e caktuara për grupet e trupave të Forcave të Armatosura të Federatës Ruse për të mbrojtur DPR dhe LPR për ditën e sotme u përfunduan me sukses, tha agjencia ruse e lajmeve Tass.