Prej 800 nxënësve të testuar, vetëm 8 kanë rezultuar pozitiv me coronavirus ka njoftuar Zëdhënësi i Komisionit për Sëmundje Infektive Zllate Mehmedoviq, sot në konferencë për shtyp.
Rreth 5000 prindër kanë rënë dakord që fëmijët e tyre të testohen. Informacionet fillestare tregojnë se në këtë moment nga 800 fëmijë të testuar, vetëm tetë janë regjistruar pozitiv.
Ai gjithashtu tha se skriningu në shkolla ende nuk ka përfunduar.
Skriningu në shkolla nuk ka përfunduar ende. Duhet të kemi numrin që kemi premtuar në fillim, një mostër përfaqësuese prej 1800 ose 2000 të anketuarve. Interesimi ishte i madh. Rreth 5000 prindër kanë rënë dakord për testimin e fëmijëve të tyre. Të dhënat fillestare tregojnë se në këtë moment nga 800 fëmijë të testuar, vetëm tetë janë regjistruar pozitiv, tha Mehmedoviq, i cili theksoi se për të pasur përfaqësimin e të dhënave duhet të përfundojë skriningu i numrit të parashikuar, të përcaktuar me metodologjinë e Komisionit për Sëmundje Infektive.