Nga LSDM informojnë që VMRO-DPMNE me çdo kusht po mundohet të bllokojë miratimin e ligjit të rritjes së pagave prë mësimdhënesit. Nga kjo parti thonë se me këtë VMRO-DPMNE po e arrin kulmin e shkarërrimit dhe se në vend të kalojnë kohë me debate, ta lexojnbë Ligjin dhe në fund të ndalojnë bllokimin e vazhdueshëm.
“Është e habitshme lehtësia me të cilën VMRO DPMNE bllokon një ligj kaq të rëndësishëm që nuk e kanë lexuar fare. Me këtë VMRO DPMNE dëshmoi dhe arriti kulmin e shkatërrimit. Nëse do të kishin sadopak kujdes të sinqertë për mësimdhënësit, VMRO DPMNE-ja në vend që të bllokonte do të kishte lexuar dhe ditur se neni 21 i propozimit duke ndryshuar nenin 66 të ligjit të vjetër dhe duke shtuar nene të reja, definon plotësisht pagën që konsiston në komponenti bazë dhe komponenti i jashtëzakonshëm i shprehur në pikë. Pra, komponenti bazë është i ndryshëm në varësi të avancimit në karrierë dhe titullit të mësuesit, dhe komponenti i jashtëzakonshëm shprehet në nenin 66. Sipas nenit 66-d, mësuesi që realizon punë edukative sipas planit mësimor të miratuar në përputhje me konceptin e arsimit dhe edukimit fillor, i paguhet paga e barabartë me 40 orë në javë, nëse ka një fond javor prej të paktën 10 orë mësimore. Ajo që VMRO DPMNE nuk dëshiron të pranojë është se me rritjen e pagës minimale do të rritet paga e mësimdhënësve dhe bashkëpunëtorëve profesional në arsimin fillor dhe të mesëm.Në vend që të kalojnë kohë duke debatuar, shkruar mohime dhe bllokada që pengojnë rritjen e pagave në arsim, le të lexojnë Ligjin dhe më në fund të ndalojnë bllokimin e vazhdueshëm”, thon; nga LSDM.