Venko Filipçe kërkon mbrojtje policore, shkak kërcënimet për jetë

Ish-ministri i shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe ka kërkuar mbrojtje nga policia, pas kërcënimeve që ka marrë.

Lajmi bëhet i ditur nga portal Lider, por se çfarë janë kërcënimet dhe nga vijnë, nuk jepen detaje, përcjell INA.

Portali maqedonas ka njoftuar se Filipçe ka bërë kërkesë në MPB që të vazhdojë mbrojtja e tij nga ana e pjesëtarëve të policisë dhe një shofer, për shkak se ka pasur kërcënime me jetë.