
Katër granata janë gjetur në Liqenin e Ohrit afër Peshtanit. Rasti është raportuar më 15 shkurt 2022 në SPB Ohër.
“Nga hetimet e kryer nga ekipi i ekspertëve nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe ekipet policore, është konstatuar se bëhet fjalë për dy granata të pashpërthyera të kalibrit 75 mm dhe 2 predha artilerie të kalibrit 122 mm, pas së cilës janë larguar në mënyrë të sigurt për procedurë të mëtutjeshme”, thonë nga SPB Ohër.