
Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi në emisionin “24 Analiza” në Tv 24 për negociatat me Bullgarinë tha se në parim marrëveshjet ndërkombëtare ratifikohen në Kuvend dhe kjo varet nga lloji i marrëveshjes. “Në varësi të formës dhe përmbajtjes, do të jetë edhe raporti institucional. Nuk mund të paragjykoj formën e aktit me të cilin do të rregullohet. Ka informacione që janë raportuar dhe ato të klasifikuara nuk mund të zbulohen dhe ne kemi detyrim ligjor për ta bërë këtë. Unë e di se çfarë kam nevojë, e di. Nga natyra jam optimist dhe mendoj se është e mundur të arrihet një marrëveshje. Nuk u diskutua për gjuhën dhe nuk u vunë temë bisede qëndrimet e Kiril Petkovit”, ka thënë Xhaferi.