
Kryetari i Sindikatës së Arsimit dhe Shkencës dhe Kulturës, Joakim Nedellkov informoi se ditëve në vijim do të ketë takim me ministrin e Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shakiri, përcjell TV21. Nedellkov tha se do të ketë grevë në rast se nuk arrihet marrëveshje për rritjen e pagave për mësimdhënësit.
“Duke pasur parasysh se paga minimale do të jetë 18.000 denarë, atëherë baza do të jetë 18.000 denarë, e cila do të shumëzohet me koeficientin përkatës të kompleksitetit në vendin e punës”, tha Nedellkov.