
Ministria e Shëndetësisë njofton se nga 3072 teste të kryera në 24 orët e fundit, 1091 persona kanë rezultuar pozitiv me Kovid-19, dhe atë: Shkup 586, Kumanovë 52, Manastir 58, Prilep 29, Tetovë 44, Kavadar 39, Gostivar 20, Veles 39 e kështu me radhë.
Ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë edhe për 2322 pacientë të shëruar dhe 36 të tjerë të cilët kanë humbur betejën më Kovid-19.