Situata epidomiologjike në vend është e mirë por është vërejtur rritje e rasteve pozitive tek nxënësit qe e ndjekin mësimin me prezencë fizike. Ky ishte konkluzioni nga mbledhja e djeshme e Komisionit për Sëmundje Infektive. Megjithatë sipas kryetarit të KSI-së Aleksandar Petliçkovski, nuk ka nevojë për shqetësim ose për kalim të mësimit në formë online dhe shtoi se situata do të ndiqet dhe do të reagojnë menjëherë nëse paraqitet ndonjë alarm për intervenim.
Aleksandar Petliçkovski, kryetar i Komisionit për Sëmundje Infektive
“Tek grupmosha nga 6-14 vjet vërehet rritje e rasteve pozitive. Ata janë nxënësit e shkollave që e ndjekin mësimin me prezencë fizike. Për momentin ende nuk ka hapësirë për shqetësim, situata po ndiqet dhe ne si Komision apelojmë që të ndiqen protokollet aktuale për ndjekjen e mësimit me prezencë fizike dhe gjithashtu apelojmë tek mësuesit dhe prindët ta pranojnë testimin, të jenë më të përgjegjshëm për testimin dhe për këtë shkak hapim pika shtesë per testime”.
Ai poashtu rekomandoi që edhe studentët e universiteteve që e ndjekin mësimin online, të kalojnë në metodën me prezencë fizike.
Sipas zëdhënësit të KSI-së Zllate Mehmedoviq, certifikatat do të vazhdojnë të vlejnë, ndërsa shtoi se paraqitja varianteve të reja nuk është problem i ri.