Harxhimet për jetë gjatë muajit janar janë rritur për 6.7 përqind, derisa indeksi i çmimeve shënon rritje prej 7.3 përqind, kështu njoftoi dhe Enti Shtetëror i Statistikave.
“Gjithçka për mrekulli po rritet në shtet, çmimet janë ngritur tejmase, vetëm paga e policisë së ministrit Spasovski ka stagnuar dhe qëndron në vend. Po, që 6 vite është ministër i Punëve të Brendshme dhe pagat e policisë nuk janë rritur as edhe për një denarë. Ministër Spasovski, pse i harrove zyrtarët policorë? Na lejoni ë t’ju përkujtojmë se tanimë disa vite e krijuat dhe promovonit shprehjen “Policia e kënaqshme, qytetarë të sigurt”. Nga këtu do t’ju pyesim si njeriu i parë në Ministrinë për Punë të Brendshme, nëse akoma mendoni se keni polic të kënaqshëm”, thuhet në reagimin e Sindikatës së Policisë.
Nga Sindikata e policisë përkujtojnë Spasovskin për paralajmërimet për rritje të pagës për 5 përqind, që do të filloj të realizohet në dhjetor të këtij viti, dhe se policia 5 përqind paga më të larta do të merr në janar të vitit 2023.
Nga Sindikata madje kërkojnë nga ministri që në vend të fasadave dhe ngrohjeve qendrorë për çka po harxhohen shuma marramendëse, të filloj të kujdeset për policinë, të filloj ta respektoj dhe vlerësoj.
Sindikata e Policisë propozon që pikët vlerësuese të pagave nga 29 denarë të rriten në 62 denarë.