Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 1.707 teste të kryera janë regjistruar 465 raste të reja me virusin korona, përcjell TV21. 341 raste janë regjistruar vetëm në Shkup. Nga numri i përgjithshëm i rasteve pozitive (465) janë regjistruar 92 persona të riinfektuar.
Autoritetet shëndetësore njoftojnë se janë regjistruar edhe 1.880 pacientë të shëruar.
Si pasojë e komplikimeve nga Covid-19, brenda 24 orëve janë regjistruar 20 viktima. Ndërkaq, nga MSh njoftojnë se në raportin e sotëm për Covid-19 është regjistruar edhe një viktimë, sipas Rregullores për persona të vdekur me diagnozë të Covid-19 nga sistemi “Termini im”.
Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 287.481 raste, prej të cilëve 269.014 janë shëruar, kurse 8.768 kanë ndërruar jetë. Vendi aktualisht numëron 9.699 raste aktive me koronavirus.