Vullnet Ibrahimi është këngëtari shqiptar nga Maqedonia i cili njihet si artisti që ju qëndron stoik vlerave artistike, duke sjellë këngë të lehta.
Ibrahimi ka marrë pjesë në shumë festivale si dhe ka bashkëpunuar me artistë të ndryshëm nga të gjitha trevat shqiptare. I ftuar në studion e “Jeto me Orën” këngëtari Ibrahimi tregoi më tepër për karrierën e tij. Këngëtari tregoi për fillimet e tij.
Po kthehem shumë në kohë, që në vegjëli jam marrë shumë me muzikë por në atë kohë kushtet nuk ishin si tani, me teknologjinë. Të gjithë kemi nostalgji për fëmijërinë tonë. Fal asaj periudhë jemi këtu ku jemi sot. Vëllai im i madh më ka ndihmuar shumë ai u tërhoq nga muzika unë mbeta. Mësimet e para i kam marrë vetë dhe është familja ajo që të mbështet për më tej. Toleranca e familjes ka qenë shumë e rëndësishme për mua” u shpreh këngëtari.
Vullneti foli edhe projektet e tij të para.
“Unë kam bërë Liceun e Korçës dhe nga aty e kam filluar duke shkruar tekste. Më pas në festivalin e Maqedonisë u jepja këngëtarëve të tjerë tekstet e mija dhe aty krijova besimin në vete që mund të isha një krijues” u shpreh këngëtari.
Ibrahimi tregoi sesi e ka përjetuar periudhën e pandemisë.
Aspak e lehtë për mua këto vite edhe pse kam qenë larg muzikës për këto dy vjet. Dhe në këtë periudhë asnjë këngëtar nuk më telefononte të më kërkonte ndonjë projekt të ri, ishte një heshtje totale për të gjithë artistët. Por ishte një periudhë reflektimi për të gjithë ne. Më këtë periudhë bëra një tekst një këngë që shpreha zemërimin tim për këtë periudhë” u shpreh Ibrahimi.
Këngëtari tregoi se ndihet shumë mirë më tepër në fushën e kompozimit. Ai veçoj edhe një nga bashkëpunimet e tij më emocionuese.
Ndër to përmendi bashkëpunimin me Vedat Ademin ”Më mirë me zemër” atë me Rosela Gjylbegun ne ”Jam aty”, dhe me Redon Makashin me këngën “ Më lër të fle” e cila triumfoi kënga fituese në “Këngën Magjike” në vitin 2011.
Nuk i ndaj dot si bashkëpunime pasi janë të gjitha shumë të bukura. Por muzika e mirë u rezizton të gjitha kohërave. Bashkëpunimi me Redonin nuk e prisja që do ecte kaq mirë. E ftova unë dhe e pranoj ftesën me shumë kënaqësi dhe kështu lindi edhe miqësia jonë” u shpreh këngëtari.
Ibrahimi tregoi se vitet e fundit i është bërë një deformim muzikës së mirë. Ai tregoi për këngën e tij më të fundit.
“Flet për një dashuri verore më tepër për verën që presim. Kam pasur një periudhë shumë me dilema nëse duhet ta bëja këtë këngë tani apo jo. Është një botë shumë interesante për një krijuese pasi këngëtarët nuk të lënë të hidhet puna poshtë. Në këtë këngë jam marrë me të gjitha vetë. Klipi nuk më mori shumë kohë pasi i kisha konkretizuar të gjitha planet më parë, disa pjesë i kam bërë në Velipojë e disa në Strug” u shpreh Ibrahimi.
Për të ardhmen dua të vi me një duet tregoi këngëtari.