
Marina Kolumbiane ka konfiskuar katër ton kokainë, të ndarë në tufa kompakte të paketuara në 200 thasë, që vlerësohet të kushtojë 145 milionë dollarë.
Sipas CBS News, ngarkesa masive e drogës ishte ruajtur në një nëndetësje rreth 15 metra e gjatë në Oqeanin Paqësor. Dërgesa u kap në qytetin port të Nariño në Kolumbi.
Videoja e Marinës Kolumbiane duke përgjuar dërgesën e paligjshme të dielën ka bërë xhiron e rrjeteve sociale dhe pamjet e paketave të konfiskuara të kokainës kanë habitur përdoruesit e internetit në mbarë botën.