Ministri për Punë të Brendshme, Oliver Spasovski përmes një njoftimi në Facebook ka bërë të ditur se vetëm për dy muaj janë konfiskuar mbi 2 tonë marijuhanë në vlerë prej rreth 4.5 milionë euro dhe se prioritet kryesor i MPB-së mbetet lufta kundër trafikut të paligjshëm të drogës.
“Pozicioni i mirë strategjik i MPB-së dha një përgjigje efikase dhe të koordinuar, me rezultatin përfundimtar të një suksesi serioz në luftën kundër trafikut të paligjshëm të drogës”, shkruan mes tjerash Oliver Spasovski, ministër për Punë të Brendshme.