
Shkëlqen boksieri nga Ladorishti i Strugës i cili triumfon duke mposhtur bindshëm boksierin serb edhe atë në shtëpinë e këtij të fundit në Serbi, informon Struga Ekspres.
Dje në daten 10.02.2022 në Loznicë te Serbisë u zhvilluan ndeshjet e liges regionale në boks ku morën pjesë boksierët e klubit të BK.Vardar kundër ekipit të Loznicës.
Në ekipin e BK.Vardarit është pjese edhe Arsim Etemi nga fshati Ladorisht i Struges i cili arriti te fitoj me pikë ndaj kundershtatit serb me rezultat bindshem, 4-1 edhe atë në shtëpinë këtij të fundit në Serbi.
(Struga Ekspres)

