💧 Po punohet intensivisht në përgatitjen e dokumentacionit teknik për ndërrimin e gypave të asbestit për ujësjellësin e qytetit të Strugës.
Ky projekt është planifikuar për të reduktuar humbjet e ujit në sistem si dhe për të përmirësuar cilësinë e tij.
Kjo është faza e parë, duke vazhduar me konceptet e financimit e ndërtimit.
Situata aktuale me ujësjellësin është rënduar shumë pikërisht për shkak të humbjeve të mëdha të tubacioneve të cilat janë të vjetra më shumë se 50-60 vite, me defekte të shpeshta dhe humbje uji në sistem në disa pjesë të qytetit edhe deri në 70%.
💧 Интензивно се работи на подготовка на техничката документација за замена на азбестните цевки за водоснабдување на градот Струга.
Со овој проект се планира да се намали загубата на вода во системот како и да се подобри нејзиниот квалитет.
Ова е прва фаза по која следува да се овозможат концепти за финансирање и изградба. Моменталната состојба со водоснабдувањето во голема мерка е отежната токму поради големите загуби на цевките кои се стари повеќе од 50-60 години со чести дефекти и загуба на вода во системот во некои делови од градот дури и до 70%.