Kambanat (s’) bien

Kambanat (s’) bien

Në një ditë me diell dimri,
unë si fëmijë zemërak,
në të ngatërruarin rrjet të mendimeve,
meditoj për të gjetur kuptimin e humbur,
që ka zbehur dashurinë për natyrën,
shkëlqimin e diellit dhe qiellit.
Mes klithmash në grykë,
fjalëve që u bëhen pengesë,
përballë vuajtjeve e varfërisë,
mundqarët s’kanë fuqi e liri,
t’u bien kambanave e ta plasin.
Në këtë tokë të minuar,
idealistët dhe tifozët gjunjëzohen,
renegatët urrejnë punonjësit e mendjes,
njerëzit, me barkun e asgjësë,
vriten për një cjap e një dhi
që u mbarrsën me ujdi.
Të pangopurit dhe mujsharët,
të puthitur si çetelja me çetelen,
(që rëndojnë mbi vlerat e vërteta)
u zënçin nga nëmat e rënda të nënave!

©Xhemi Hajredini
Strugë, 10 shkurt 2022