
Qeveria e Maqedonisë njofto se ka përfunduar qëndrimi i 39 shtetasve të Afganistanit në Maqedoni.
“Sot paradite nga Aeroporti i Shkupit shkuan për Kanada që u siguro qëndrim në aksionin global ndërkombëtar për ndihmën e civilëve afganë”, sqarojnë nga qeveria.
Ata shtojnë se ata janë punëtorë, bashkëpunëtorë dhe organizatave ndërkombëtare, ndërsa në kuadër të misionit, në Maqedoninë e Veriut momentalisht ka 503 qytetarë afganë.
Deri tani nga vendi kanë dalur 217 civilë të cilët siguruan vendbanim të përhershëm në disa shtete në botë.