Shaqiri takon kreun e SASHK-ut: Sindikata partner i fuqishëm i MASH-it 

“Mësimdhënësit dhe bashkëpunëtorët profesional janë hallka më e rëndësishme në realizimin e procesit arsimor, prandaj Ministria e Arsimit dhe Shkencës bën përpjekje maksimale për vlerësimin dinjitoz të punës së tyre dhe mbështetjen e drejtpërdrejtë”, ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri dhe kryetari i SASHK-ut Jakim Nedelkov sot diskutuan për këtë temë të rëndësishme dhe vazhdimin e bashkëpunimit të deritanishëm.

“Në takim, ministri Shaqiri theksoi se sindikata mbetet një partner i fuqishëm i MASH në realizimin e të gjitha proceseve reformuese, të cilat ndër të tjera parashikojnë forcimin dhe avancimin e kuadrit mësimor. Ministria e Arsimit dhe Shkencës është e përkushtuar në vazhdimësi zotohet për vlerësimin e punës së mësimdhënësve, gjë që është paraparë edhe me ndryshimet ligjore që janë në procedurë parlamentare”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga MASH.

“Siguria ekonomike dhe juridike e mësuesve për Qeverinë është në krye të prioriteteve për të cilat është përgatitur një ligj që garanton këto të drejta të stafit mësimdhënës dhe bashkëpunëtorëve profesional.

Në takim, kryetari i SASHK-ut, Nedelkov shprehu kënaqësinë për bashkëpunimin e deritanishëm me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dhe paralajmëroi se edhe në të ardhmen sindikata do të vazhdojë dialogun me përfaqësuesit e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës”, thuhet në njoftim.