
Kompania Johnson & Johnson në fund të vitit të kaluar, ka mbyllur fabrikën e saj të vetme për prodhimin e vaksinave kundër coronavirusit, shkruan New York Times.
Ndërprerja është e përkohshme, e fabrika në Leyden të Holandës, sipas pritjeve, për disa muaj do të rifillojë me prodhimin e vaksinës, transmeton Telegrafi.
Johnson & Johnson aktualisht nëpër depo ka miliona doza të vaksinës kundër COVID-19 dhe po vazhdon t’i shpërndajë në kuadër të marrëveshjes së programit COVAX.
Fabrika në Leyden aktualisht është duke bërë vaksinën eksperimentale, dhe potencialisht profitabile për mbrojtje nga viruset e tjerë.
Kjo kompani vitin e kaluar ka parashikuar që shitja e vaksinës kundër COVID-19 gjatë këtij viti do të kap vlerën prej 3,5 miliardë dollarëve – që është një rritje prej 46 për qind.