Brenda një jave 147 viktima nga Covid-19

epa09417753 An ambulance carrying a patient infected with COVID-19 arrives at the University Clinic for Infectious Diseases in Skopje, North Macedonia, 17 August 2021. The number of new coronavirus cases has grow at an alarming rate in North Macedonia over the past two weeks.The situation with the COVID-19 has drastically worsened. Capacities of infectious diseases clinics have been filled. North Macedonia?s Government start with implementation of anti-COVID-19 measures for those who did not get a vaccine. Citizens who have not received the vaccine against COVID-19 cannot enter cafeterias, restaurants and all public enclosed spaces. The penalty for non-compliance with the new measures is up to 30,000 euros from the owner of the facility. EPA-EFE/GEORGI LICOVSKI

Javën e kaluar, autoritetet e shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, kanë regjistruar 147 raste të vdekjeve si pasojë e COVID-19. Pjesa më e madhe e tyre i takojnë grupmoshës mbi 60 vjeç.

Për shkak të numrit alarmant të vdekjeve si pasojë e COVID-19, që rendit Maqedoninë e Veriut në vendin e katërt në botë për numrin e viktimave në 100.000 banorë, Komisioni për Sëmundje Infektive pritet ta ndryshojë mënyrën e numërimit të rasteve të vdekjeve nga koronavirusi. Në lojë janë disa opsione, për saktësimin se cilët persona kanë ndërruar jetë si pasojë e drejtpërdrejtë e COVID-19 dhe të tjerët ku koronavirusi ka qenë sëmundje shoqëruese.

Sipas analizës së ISHP-së, gjatë Janarit, nga të gjitha rastet e hospitalizimeve dhe vdekjeve nga COVID-19, vetëm 6 persona që kanë marrë tre doza të vaksinës kanë humbur betejën me koronavirusin. Të gjitha rastet e vdekjeve kanë pasur edhe sëmundje shoqëruese.

Sipas një Raporti Javor të ISHP-së, rënie të lehtë shënojnë shifrat e infektimeve të reja, riinfektimeve dhe viktimave nga koronavirusi. Derisa ulet numri I infektimeve tek të rriturit, rriten shifrat e fëmijëve dhe adoleshentëve të infektuar.

Gjatë periudhës nga 31 Janari deri më 06 Shkurt, janë shënuar 9.982 infektime të reja – 16.2% më pak se java paraprake. Gjatë javës së shkuar regjistrohen 1.340 riinfektime, kurse nga fillimi I epidemisë janë 7.842 persona që janë infektuar për herë të dytë, kurse 20 të tjerë janë infektuar për herë të tretë.

Në covid-spitalet e Maqedonisë së Veriut janë të shtruar 717 pacientë, 6.9% më shumë se java paraprake. 430 prej tyre janë me oksigjeno-terapi, kurse 14 në ventilim mekanik.

Deri tani në laboratorin për virusologji pranë ISHP-së, janë detektuar 255 pacientë pozitiv me variantin “Omicron”, kurse janë detektuar edhe mostra të llojit “Delta”.

Autoritetet e shëndetësisë thonë se vendi ende gjendet në transmission të gjerë të virusit dhe se është herët për heqjen e covid-certifikatave. Komisioni ka propozuar vazhdimin e certifikatave se e keni kaluar covidin nga 45 sa është aktualisht në 180 ditë. Vaksinimi mbetet mbrojtja më e mirë – vlerësojnë autoritetet, kurse nuk mendohet për vaksinimin e detyrueshëm por se si të nxitet imunizimi.