
Bashkimi Demokratik për Integrim përshëndet marrëveshjen e arritur mes Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë së Veriut dhe punëdhënësve për rritjen e pagës minimale nga 15 140 denarë në 18 000 denarë që do të përfshijë rreth 80 000 punëtorë nga sektorë të ndryshme në tregun e punës të vendit tonë.
Vlerësojmë se miratimi i kësaj mase ekonomike që do të fillojë zbatimin e saj në fillim të muajit Prill, është kundërpërgjigja adekuate për përmirësimin e standardit jetësor të qytetarëve në kohë të krizës globale ekonomike dhe inkurajojmë vazhdimin e kësaj rruge të avancimit të standardit ekonomik përmes rritjes së mëtejshme të pagave.
Rikujtojmë se nga viti 2014 kur paga minimale ishte vetëm 8.800 denarë, si rezultat i politikave të qeverisjes së mirë sot ajo shënon rritje të dyfishtë duke e bërë kështu vendin tonë prijës në mesin e vendeve të Europës me lartësinë e pjesëmarrjes së pagës minimale në pagën mesatare.
Bashkimi Demokratik për Integrim me të gjitha kapacitetet e saj kadrovike mbetet plotësisht e angazhuar për implementimin e masave të zhvillimit ekonomik, për thellimin e bashkëpunimit me sindikatat e vendit në mbrojtje të të drejtave të punëtorëve, si dhe me punëdhënësit për stimulimin e produktivitetit dhe në përkrahje të suksesit të tyre.