Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme të 11-të miratoi vendimin për aprovimin e mjeteve financiare në vlerë prej 2,9 miliardë denarë për “SHA Elektranat e Maqedonisë së Veriut”, në pronësi shtetërore, për sigurimin e mjeteve financiare për ballafaqim me gjendjen e krizës në furnizimin e energjisë elektrike.
Me këtë vendim ngarkohet “SHA EEM” që këto mjete t’i shfrytëzojë për zbatimin e masave për sigurim të sasive shtesë të energjisë elektrike.
Në këtë mbledhje, Qeveria dha pëlqim që SHA Elektranat e Maqedonisë së Veriut të zbatojnë procedurën për vazhdimin e afatit të dorëzimit të faturave për energjinë elektrike për dhjetor 2021 dhe janar 2022, nga EVN SHA deri më 01.07.2022.
Në lidhje me këtë, Qeveria e ngarkoi SHA EEM-në që të lidhë një Aneks të marrëveshjeve me EVN-në, me të cilin shpërndarësit të energjisë elektrike do t’i mundësohet të shtyjë pagesën e faturave të dorëzuara për dhjetor 2021 dhe janar 2022, me një garanci të duhur në shumën e faturave për të cilat zgjatet afati i pagesës.
Qeveria ka pranuar edhe konkluzionet e Ministrisë së Financave, me të cilat ngarkohen përdoruesit buxhetorë nga pushteti qendror, që në afatin sa më të shkurtër, të shlyejnë detyrimet e vonuara për energjinë elektrike të konsumuar dhe në afate të caktuara të paguajnë faturat e dorëzuara për energjinë elektrike.
Për shlyerjen e detyrimeve të vonuara për energjinë elektrike të harxhuar dhe pagesën e faturave për energjinë elektrike të dorëzuar, është rekomanduar deri te njësitë e vetëqeverisjes lokale dhe institucionet në juridiksion të tyre, si dhe ndërmarrjet publike dhe shoqëritë aksionare në pronësi shtetërore.