Putin çon në kufi me Ukrainën 70% të ushtrisë që i nevojiten për pushtim të plotë

Rusia ka dërguar në kufi me Ukrainën 70% të trupave ushtarake që i duhen normalisht për pushtim të plotë. Nga 60 batalione sa kishte dy javë më parë, tash 83 batalione ushtarake janë të gatshëm për pushtim, shkruan Express.

Gazetarja e Fox News, Jennifer Griffin, përmes një shkrimi në llogarinë e saj në twitter, ka njoftuar se mediumi i saj mëson se pos 83 batalioneve të gatshme për pushtimin e Ukrainës, edhe 14 batalione të tjera janë në tranzit.

“Fox News ka mësuar se Putini ka organizuar 70 për qind të forcave ushtarake që do t’i duheshin për një pushtim të plotë. Numri i grupeve taktike të batalioneve ruse (BTG) në kufi është rritur në 83 nga 60 batalione vetëm dy javë më parë. 14 të tjerë janë në transit”, ka shkruar Griffin në twitter.

Fox News has learned Putin has in place 70 percent of the military forces he would need for a full invasion. The number of Russian battalion tactical groups (BTG) on the border has increased to 83 up from 60 battalions just two weeks ago. 14 more are in transit.

Grffin gjithashtu njoftoi se 30 mijë trupa tjerë të Rusisë janë në Bjellorusi, vetëm 50 milje larg Kievit.

“30 mijë trupa ruse gjenden në Bjellorusi, 50 milje larg Kievit…”, ka shkruar Griffin.

30,000 Russian troops are in Belarus – a 50 mile drive to Kiev from the Belarus border. Those tanks and vehicles would likely move through Chernobyl en route to Kiev – a quick drive.
The ground is expected to be at peak freeze on February 15.

Rusia sot ka dërguar edhe bombardues me aftësi bërthamore për të patrulluar mbi Bjellorusi.

Bombarduesit që morën pjesë në patrullim në Bjellorusi, aleaten e Rusisë, kanë aftësi bërthamore me rreze të gjatë veprimi.