
Ndalesë për qarkullim të automjeteve të rënda transportuese në disa akse rrugore në vend.
Ndalesa për automjete të rënda transportuese ka në rrugën Resen – Manastirë përgjatë kalimit malor Gjavato, nga Kriva Pallanka drejtë kalimit kufitar Deve Bair, në rrugën Mavrovë – Dibër në dy drejtimet rrugore, në rrugët Strugë – Qafthanë dhe Gostivar – Kërçovë përgjatë kalimit malor Strazhë, si dhe në rrugën Ohër – Presekë – Kërçovë.
Në drejtimet tjera rrugore nëpër vend, siç informon LAMM, komunikacioni po qarkullon në kushte dimërore.