
Mbrëmjen e djeshme Rrjeti Seizmologjik i Maqedonisë së Veriut ka regjistruar dridhje toke në territorin e vendit. Sipas të dhënave tërmeti i parë është regjistruar në ora 21:07, me fuqi të 2.5 ballëve sipas shkallës Rihter ndërsa tërmeti i dytë është regjistruar në ora 21:26 me fuqi prej 2,6 ballëve sipas shkallës Rihter.
Epiqendra e tërmetit ka qenë 100 kilometra në jug të Shkupit, ndërsa është ndjerë nga qytetarët e Ohrit, Strugës dhe Resnjes.