Myftiu i Strugës Salim Sulejmani shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të profesorit, Naim ef. Feratit

Me dhimbje të madhe e mora lajmin e hidhur për ndërrimin jetë të profesorit tonë të dashur, Naim ef. Feratit.
Prof. Naimi ishte më shumë se profesor, ai ishte si prind, si shokë, si familjarë dhe si dashamir.
Ishte shumë i lidhur me Strugën sepse një kohë ka shërbyer si imam në fshatin Labënisht. Përveç kësaj shpesh vinte na vizitonte dhe më zëvendësonte si imam tek xhamia Lulishte.
Para katër ditëve u dëgjova në telefon dhe akoma i kam në mendje fjalët që mi tha: “Salim efendi, unë ju dua, i dua miqtë, i dua nxënësit e mi, dukuni mos na haroni”.
Prof i dashur, Zoti të paska dashur më shumë dhe të mori afër Vetes, por ne, asnjëherë nuk të harrojmë dhe gjithmonë do ti kujtojmë nasihatet këshillat e tua.
Zoti të mëshiroftë profi ynë i dashur, qoftë takimi ynë në xhennetet e Zotit.