Moska ka futur në listën e zezë edhe disa zyrtarë të tjerë të lartë evropianë duke ua ndaluar atyre hyrjen në Rusi në përgjigje të sanksioneve të Bashkimit Evropian ndaj Rusisë.
Veprimi i Moskës prekë prek stafin nga agjencitë e zbatimit të ligjit dhe organet legjislative dhe ekzekutive, bëhet e ditur në një deklarate të Ministrisë së Jashtme të Federatës Ruse.
Ndryshe nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara, Moska nuk përmend emrat e individëve të sanksionuar dhe disa mësojnë vetëm kur arrijnë në kufi se masat ndaj tyre janë në fuqi, kur atyre u ndalohet hyrja dhe kthehen në shtëpi. Moska zyrtare akuzoi Evropën për një “politikë të paligjshme, shkatërruese dhe të pakuptimtë të kufizimeve të njëanshme kundër Rusisë”, raporton DPA.
Ndalimet e hyrjes duket se janë të lidhura me sanksionet e BE-së ndaj rusëve që kërkojnë të zbatojnë ligjet e Moskës në Krime, e cila u aneksua nga Rusia në 2014.