Shkencëtarët në Zvicër kanë njoftuar se për herë të parë kanë gjetur një mënyrë për të parashikuar nëse një pacient është në rrezik për të zhvilluar COVID të zgjatur, që do të thotë të ketë simptoma të sëmundjes për muaj të tërë.
Infektimi me koronavirus mund të prekë shumë organe dhe simptomat mund të vazhdojnë për një kohë të gjatë. Rreth një në tre pacientë me Covid-19 raporton se simptomat e tyre zgjasin më shumë se katër javë.
Simptomat më të zakonshme janë lodhja, kolla etj.
Arsyet e vazhdimit të simptomave tek disa njerëz dhe jo tek të tjerët nuk janë kuptuar mirë deri më tani.
Studiuesit, të udhëhequr nga Dr. Onur Boyman, i cili publikoi studimin, studiuan 215 njerëz, nga të cilët 175 ishin pozitivë për koronavirus dhe 40 ishin të shëndetshëm (grupi i kontrollit).
Pacientët u ndoqën deri në një vit pas infeksionit fillestar.
Janë regjistruar 89 raste të sëmundjes së lehtë dhe 45 raste me Covid-19 të rëndë.
54% e njerëzve që u sëmurën lehtë dhe 82% e atyre që u sëmurën rëndë zhvilluan një ose më shumë simptoma të vazhdueshme për më shumë se një muaj.
Analiza krahasuese e niveleve të antitrupave dhe parametrave të tjerë klinikë zbuloi një “nënshkrim”.
Kjo mund të përdoret për të parashikuar rrezikun afatgjatë të Covid-19, i cili u konfirmua nga monitorimi i 395 pacientëve të tjerë me koronavirus. Studiuesit thanë, se nevojiteshin kërkime të mëtejshme për të konfirmuar nëse metoda e tyre mund të përdoret.