Ministrja e jashtme gjermane, Ana Luhrmann porosit që BE dhe Bullgaria, ta mbajnë premtimin ndaj Maqedonisë së Veriut. Luhrmann vlerëson se janë shumë pozitive dhe inkurajuese sinjalet e takimit të parë të kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe homologut të tij bullgar, Kirill Petkov në Shkup. Në një intervistë për Dojçe Velen, Luhrmann shfaq shpresë se vendi së shpejti do t’i fillojë negociatat me BE-në.
Ministrja gjermane e vizitoi Shkupin të hënën dhe ishte diplomati i parë i huaj i cili u takua me kryeministrin e ri Kovaçevski dhe me më shumë përfaqësues qeveritarë.
Ana Luhrmann, Ministrja e jashtme gjermane
“Është sinjal i mirë ajo që qeveria e re e Maqedonisë së Veriut dhe e Bullgarisë bënë lëvizje në mënyrë transparente. Shpresoj se temat bilaterale të cilat ekzistojnë në atë format bilateral së shpejti do të tejkalohen. Edhe për mua ishte shumë e rëndësishme vizita, pasi ka ndodhur menjëherë pas formimit të qeverisë së re dhe kjo ishte vizita e parë e kryeministrit të ri dhe kjo tregon se sa janë të mira marrëdhëniet midis Maqedonisë së Veriut dhe Gjermanisë, që vizita ka ndodhur kaq shpejtë”.
Është e rëndësishme, sipas saj që kanë filluar bisedat me Bullgarinë dhe që po zhvillohen në formatin bilateral.
Ana Luhrmann, Ministrja e jashtme gjermane
“Edhe nga Shkupi edhe nga Sofja kanë arritur sinjale pozitive, inkurajuese dhe ekziston vetëdije se është e rëndësishme sa më shpejtë të fillojnë negociatat inkuadruese me BE-në”.
Përndryshe, dy shtetet të martën në Bullgari, do të mbajnë mbledhjen e parë pas formimit të Qeverive të reja.