
Prezantojmë dyshen Xhobe – Radiç ✍
Ju njohim me dy përforcimet e reja të fundit, Pa Omar Xhobe dhe Sava Radiç. Bëhet fjalë për një sulmues dhe një mbrojtës që luan në krahun e djathtë, aty ku skuadra kishte nevojë.
Pa Omar Xhobe vjen në huazim nga rradhët e Shkëndijës, edhe atë për 6 muaj, ndërkohë me Sava Radiç kemi nënshkruar kontratë dy vjeçare.
Mbrojtësi i krahut të djathtë vjen nga rradhët e Akademia Pandev, ku ishte një ndër futbollistët më standard.
Që të dyve ju urojmë mirëseardhje dhe shumë suksese me ekipin e Struga Trim Lum, që njëkohësisht vazhdon me përgatitjet intensive në prag të stinorit pranveror.
F.C. Struga