Veleshta me dy emra të rinj, huazime nga Voska Sport

Skuadra e Veleshtës ka prezantuar dy blerjet e reja. Pas sulmuesit Shpend Asani, drejtuesit e Veleshtës kanë prezantuar edhe mbrojtësin Arbnor Kaba.

Kaba si edhe Asani, te Veleshta do të luaj në formë huazimi nga rradhët e Voska Sport. Kaba është një futbollistë 19-vjeçar, i cili ka dalë nga shkolla e Shkëndijës, ndërsa i njëjti ka luajtur edhe me Kombëtaren U18 të Shqipërisë.

Për shkak konkurrencës së madhe te Voska Sport, drejtuesit e këtij klubi e panë të arsyeshme që i njëjti të marrë përvojën e duhur pikërisht te skuadra e Veleshtës, që stinorin pranveror do ta nis edhe me trajner të ri.