Petkov: Shumë shpejt do të kemi rezultate konkrete

Kryeministri i Bullgarisë, Kirill Petkov tha se me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut ka pasur një bisedë shumë miqësore ku vuajnë diskutuar shumë çështje.

Kirill Petrov u shpreh se është diskutuar edhe për vendosjen e aviolinjës Shkup-Sofje, e cila do të përafronte edhe më shumë të dyja vendet.

Petkov ka thënë se janë fokusuar në çështje të cilat mund t’i ofrojnë dy vendet, dhe se grupet punuese do t’i diskutojnë të gjitha gjërat diskutabile.

“Besojmë se rezultatet do të vijnë për çdo javë dhe shpresojmë se do të kemi rezultat shumë shpejt”, tha Kirill Petrov.