
Profesoresha Albana Zhuta emërohet drejtoreshë në shkollën fillore “Vëllezërit Milladonovci” në Strugë.
Albana Zhuta ka ushtruar profesionin si profesoreshë e gjuhës shqipe në gjimnazin e Strugës “Dr.Ibrahim Temo”. Shkollën fillore dhe të mesme i ka kryer në qytetin e Vlorës, ndërsa fakultetin e gjuhës shqipe në Universitetin e Tiranës.
Albana Zhuta vjen në këtë post, në vendin e ish drejtoreshës Laura Shate, e cila dha dorëheqje nga ky post pas një mandati të suksesshëm, duke realizuar investime të shumta në këtë shkollë.
Drejtoreshës së re i urojmë suksese në këtë post.