Komisioni për sëmundje infektive akoma nuk ka dhënë asnjë propozim nëse gjysmëvjetori i dytë duhet të nis ndryshe, për shkak të numrit të lartë të infektimeve me Covid 19. Ndërkohë, prindërit nga nisma “Stop mbajtjes së maskave në shkolla” thonë se nuk do të pranojnë që fëmijët e tyre të kalojnë në mësimin online sepse kanë humbur shumë nga mësimi. Gjithashtu, nga kjo nismë thanë se në gjysmëvjetorin e dytë të shkollës nuk do të lejojnë që fëmijët e tyre të mbajnë maska.
“Online edukimi është variant më I keq sepse realisht fëmijët nuk do të mësojnë asgjë. Fëmijët do të paraqiten në shkollë pa maska, bashkë me prindërit. Nëse drejtorët e shkollave marrin guximin që ti kthejnë fëmijët në shtëpi dhe mos t’ua lejojnë të drejtën e mësimit atëherë le tu shërbej për nder”- deklaroi Trajçe Petkov, nisma “Stop mbajtjes së maskave në shkollë”.
Eksperti epidemiologjik, Dragan Danillovski vlerëson se në vend duhet të arrihet imuniteti kolektiv përmes infektimit, por duke ruajtur personat e moshës 70-75 vjeç. Ai kërkon heqjen e maskave në ambiente të mbyllura dhe në shkolla.
“Të mos izolohen ata të cilët janë asimptomatikë pozitiv, le të shkojnë në punë, të mos testohen ata që janë të shëndoshë e as me simptoma të lehta, të testohen vetëm ata që do të kenë simptoma se duhet kuruar në spital. Nxënësit kur do të fillojnë shkollën të lirohen nga maskat, të mos ekzistojnë certifikatat i vaksinuar i pavaksinuar. Tashmë Omicron duhet të shfrytëzohet që ti vendosim pikë kësaj fatkeqësie që na preku. Maskat të hiqen nga ambientet e mbyllura”- pohoi inkron: Dragan Danillovski, epidemiolog.
Edhe nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës thanë se vendimi për gjysmëvjetorin e dytë të shkollës do të merret në bazë të gjendjes epidemiologjike para fillimit të mësimit që pritet të nis më 20 janar.