Pas dorëheqjes së ish drejtorit Idriz Bilali, në konviktin e qytetit të Strugës kryetari Ramiz Merko ka emëruar drejtor profesorin Verdi Ramadani.
Verdi Ramadani me profesion është kimist, dhe që nga viti 2009 ushtron profesionin si profesor i lëndës së kimisë në shkollën e mesme “Niko Nestor”, ndërsa dy vite më vonë kalon në gjimnazin “Dr.Ibrahim Temo”, ku edhe sot e kësaj ditë ushtron këtë profesion.
Verdi Ramadani gjithashtu ka disa mirënjohje nga inspektorati i arsimit, nga shkolla ku ai punon, si dhe nga zhvillimi i garave për lëndën e kimisë.
Drejtorit i urojmë suksese në detyrën e re.