
Qeveria në seancën e djeshme të 132-të, në pajtim me Ligjin për kryerje të Buxhetit për vitin 2022, miratoi Program për zhvillim të gjelbër, me të cilin janë konfirmuar 670 milionë denarë shtesë për realizimin e projekteve nga sfera e energjetkës, me qëllim të tejkalimit të gjendjes së krizës energjetike.
Në këtë seancë u miratuan ndryshimet në Ligjin për të drejtat e autorit bazuar në direktivat evropiane, ndërkohë u miratua edhe Programi për imunizim, ku përfshihen fëmijët deri në moshën 18 vjeçare.
Në këtë seancë u miratua shkarkimi i Vllado Buçkovskit, si përfaqësues i Qeverisë në negociatat me Bullgarinë.
Festim Halili u propozua si ushtrues detyre në pozitën e drejtorit në Fondin për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik.
Qeveria vendosi që të gjitha institucionet të pranojnë certifikatat elektronike nga regjistri i të dënuarve, duke mos qenë i detyruar qytetari ta printojë.
Ministri i vetëqeverisjes lokale, Goran Milevski, u angazhua nga Qeveria të vlerësojë dëmet e shkaktuara nga tërmeti në Manastir.