
Ku po shkojnë këto shqiponja
po lënë vendin, trojet tona,
fluturojnë përmbi male
mbi krahët e tyre
mbajnë shumë halle.
Në Evrop dhe n’Amerik
djem dhe vajza kanë ik.
Mos harroni gjuhën tuaj
atje larg në dhe të huaj.
Pragu i derës po ju pret
mos e lini Nënën shkret.
Mos e lini Nënën shkret
se dikush këtë e pret.
Përparim Istrefi.
